Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, sportisten Luiza Gega, duke e cilësuar si një sportiste e përmasave botërore që na bën krenarë.
Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se Luiza Gega është një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare.
“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega.
Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne!
Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera!”- shkruan Meta.