Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho ka anuluar koncertin Gala, i cili pritej të mbahej në qytetin Baden-Baden të Gjermanisë.
Jaho shprehet se janë pikërisht arsyet shëndetësore ata që e bënë të tërhiqej nga koncerti si dhe u kërkon ndjesë të gjithë pjesëmarrësve.
“Për arsye shëndetësore duhet të tërhiqem nga koncerti Gala në Baden-Baden më 17 Nëntor… Ju kërkoj ndjesë të gjithë pjesëmarrësve për çkomoditetin e shkaktuar…”, shkruan ajo në rrjetet sociale.