Lidhur me incidentet e dhunshme të shënuara në Astir, ka pasur një reagim edhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Në një prononcim për Fax News, Balliu tha se Veliaj është përgjegjës për një vdekje këtu në Unazë, pasi hoqi sinjalistikën.
“Banorët kanë rezistuar, banorët kanë fituar, e vetmja rrugë e Ramës mbeti shkelja e gjithë ligjeve. Rama dhunoi barbarisht fëmijë e gra në Unazë ndërkohë Kajmakët e hajdutët janë ende të lire. Sot në Rilindje ka shpërthyer shampanja për këtë dhunë, kemi disa evidentime për disa efektivë që dhunojnë popullin. Rama i mashtroi, Veliaj është përgjegjës për një vdekje këtu në Unazë, pasi hoqi sinjalistikën. E gjithë Shqipëria të marrë shembull nga këta banorë, ata gëzojnë atë që kanë luftuar. Banorët do dëm-shpërblehen, është e sigurt, nuk do lejohet të harrohet kjo kauzë në Unazë”, u shpreh Balliu.
Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët, se pse nuk ka qenë opozita në orët e para të mëngjesit në Astir, Balliu u shpreh: “Unë e kuptoj atë të banorëve, po këta kanë qenë këtu që para nesh, në orën e gjashtë e pak minuta ka qenë Edmond Spaho këtu, ne nuk jemi ushtarë, ne kemi ardhur për të denoncuar. Kjo zgjidhet duke u bashkuar të gjithë, le të dalë Edi Rama përballë nesh, jo policët”.