Balliu: Rama refuzon dialogun me banorët tek “Unaza” për të mbrojtur projektin korruptiv – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balliu: Rama refuzon dialogun me banorët tek “Unaza” për të mbrojtur projektin korruptiv

12:40 | 09/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka refuzuar dialogun me banorët e Unazës së Re, për të mbrojtur projektin korruptiv.

“Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës”, tha Balliu.

Deklarata e plotë

Read more

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

E vështirë për t’u përballuar –

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Të nderuar qytetarë, që e dini çfarë sakrificash duhen për të patur një shtëpi, një strehë të sigurt për fëmijët dhe familjen!

Nuk ka asnjë prej jush që në këto vite të drejtimit të vendit nga Edi Rama, të mos ketë ndjerë dhunën, presionin, kërcënimin apo mungesën e sigurisë gjatë këtij pushteti të ndërtuar mbi padrejtësinë.

Të gjitha këto i kanë përjetuar shumëfish prej një viti banorët e Unazës së Re. Ata janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet. Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë.

Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Këtë nuk e thonë më vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm Partia Demokratike, por edhe Kombet e Bashkuara, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.”

Ky është parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re.

Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drektë.

Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare.

Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!

Etiketa: Banorët e Unazës së Reedi ramaish deputeti demokratklevis balliuPartia Demokratike

Të Lidhura

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

nga 27
15:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë...

Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
15:15 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
14:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

nga 27
13:54 | 06/04/2026
0

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi,...

Para
Rama: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK!

Rama: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

15:36 | 06/04/2026
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

15:15 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

14:27 | 06/04/2026
E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026
Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

13:50 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –
  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com