Prokurori italian kujton fjalët e Alvinit: Ka shumë fëmijë për të shpëtuar

Lexo edhe

Në lidhje me operacionin e kthimit të Alvinit në shtëpi, zëvendës prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorisë së Milanos Alberto Nobili deklaroi se në 40 vjet është hera e parë që zhvilloj një konferencë për shtyp dhe shoh vetëm buzëqeshje dhe fytyra të lumtura.

Francesco Roça, presidenti i lëvizjeve ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë: “Alvin është emri i një shprese, nga sot në botë. Kemi treguar se ne si operatorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm: vetëm nëse ekzistojnë vullnetet e qeverive që bashkohen. Si në këtë rast. Dhe jam i sigurt se kjo do të sjellë fryte të mira. Që sot na kanë thirrur Kryqe të Kuq të tjerë nga bota, nga Maldivet, nga Holanda, nga vendet e tjera. Nëse shtetet lëvizin, fëmijët e tjerë mund të largohen nga lufta”.

Gjenerali i karabinierëve Giuseppe Spina, drejtor i SCIP, në nisjen e konferencës për shtyp në Terminalin 5 në aeroportin e Fiumicinos raportoi se nëna e Alvin, Valbona Berisha, ka vdekur  “me shumë mundësi” në muajin korrik në territorin sirian gjatë luftimeve. Gruaja ishte radikalizuar, duke u regjistruar në Kalifat dhe duke marrë fëmijën nga Italia pesë vjet më parë.

Zëvendësprokurori Nobili theksoi: “Është rasti i parë në Evropë, i një fëmije të vetëm që nga fushëbetejat e  luftës, kthehet tek të dashurit e tij, në shtëpinë e tij. Një punë e jashtëzakonshme ekipi: kultivojmë krenarinë italiane, kur duam jemi të aftë për shumë.

Nga përgjimet më kujtohet kjo thirrje e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij: “këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mamaja vishet si një ninxha”, sikur të thoshte “ti e di babi unë përfundova në një botë surrealiste”. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka shumë fëmijë për të shpëtuar atje”.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *