Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin Redjan Rrajën, i arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor i atentatit të së premtes ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.
Vendimi për masën e sigurisë “burg pa afat” u dha pasi në automjetin tip “Benz” ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 342 LM u gjetën një palë syze, të cilat pa ekzaminimeve konstaturan gjurmë të gishtave të Rrajës.
Rraja u ndalua në pikën kufitare të Murriqanit nga policia, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Gjatë ndalimit nga policia kufitare e Murriqanit, Redjan Rrajës iu gjetën 2 telefona dhe një pasaportë.