Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, vetëm pak minuta më parë.
Një person ka vrarë veten me armë gjahu, në ambientet e lokalit të tij.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Viktor Bardhoshi, 45 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.