Janë mbyllur 5 ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për xhiron e 10-të. Bajern Mynihu është turpëruar nga Aintraht Frankfurti, teksa ka humbur me rezultatin, 5-1.
Ndeshja nisi keq për bavarezët që në fillim, teksa në minutën e 9’, Boateng u ndështua me kartonin e kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Golat e Kostiç në 25’, Sou 33’, Abraham 49’, Heitereger në 61’ dhe Piacencia në minutën e 85’, bënë që goli i Levandovskit në 37’, të mos kishte aspak vlerë.
Ndërkohë Drtmundi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Uolfsburgun, falë golave të Thorgan Hazard, Guerrero dhe Gëce. Verderi i Rashicës barazoi 2-2 ndaj Frajburgut, me sulmuesin e Kosovës që gjeti golin e parë për ekipin e tij në minutën e 9-të.
Lajpcigu shkatërroi me rezultatin 8-0 Maincin, ndërsa Gladbahu fitoi 1-2 ndaj Leverkusenit, duke kryesuar i vetëm kampionatin me 22 pikë.
PANORAMASPORT.AL