Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas atentantit të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit pasditen e sotme tek mbikalimi i Shkozetit.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha ka publikuar edhe videon kur para një muaji nga foltorja e parlamentit kryeministri Edi Rama kishte akuzuar prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja për përfshirje në afera si dhe që nuk e kalonte dot fazën e Vettingut.
Berisha shprehet se ky është një atentat shtetëror mafioz i paralajmëruar.
Postimi i plotë:
Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar!
Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten. Ndiqni videon! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2600655400027214/