Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të KQZ për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Përmes një reagimi në “Twitter”, Rama shkruan se ky institucion provoi se nuk është vegël e vjetër e partive, siç ishte deri dje.
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë?”, shkruan Rama.