Skandali me TK/ Vokshi: Veliaj 500 mln lekë për konsulencë kur ka shpallur fituesin e shembjes së Teatrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me TK/ Vokshi: Veliaj 500 mln lekë për konsulencë kur ka shpallur fituesin e shembjes së Teatrit

17:42 | 25/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar aferën e radhës kundër Teatrit Kombëtar, ndërmarrë nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj.

Sipas Vokshit, Veliaj në shkelje totale të autonomisë vendor që edhe pse ka vetëm një garues në garë kërkon të shpenzojë 500 milion lekë për konsulencë, ndërkohë që e ka paracaktuar me Ramën se kush do të jetë fituesi.

“Nuk ka asnjë dyshim që si cdo gjë tjetër, është paracaktuar klienti që do të marrë 500 mln lekët e buxhetit pa bërë asnjë konsulencë”, shprehet Vokshi.

Read more

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Statusi i plotë: 

“Erjon Veliaj kërcënoi sot përsëri se do shembë Teatrin Kombëtar dhe shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private. Një procedurë kjo tërësisht në shkelje të autonomisë vendore.

Është absurde të shpallësh sot konsulencën për vlerësimin propozimeve, ndërkohë që fsheh emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit të përfitimit 200 milionë euro të Edi Ramës dhe Erjon Velisë, edhe pse kanë kaluar 35 ditë nga afati i fundit që ishte 19 shtatori.

Po për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, përzgjedhje e negocim, kur ka vetëm një kompani në garë (sic edhe mediat kanë raportuar) që është “Fusha shpk” të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura (kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit) që e plotësonte vetëm kjo kompani. Për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë nga taksat tona kur ka një projekt të paracaktuar nga Rama e që është ai Bjarke Ingels për të cilin PD ka ngritur një padi për bashkëpunim në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës??

Nuk ka asnjë dyshim që si cdo gjë tjetër, është paracaktuar klienti që do të marrë 500 mln lekët e buxhetit pa bërë asnjë konsulencë…

E tërë procedura për këtë projekt kriminal, mafioz për shembjen e teatrit dhe faljan e tokës publike kompanisë Fusha, përtej që është jo transparente, është antikushtetuese, antiligjore dhe në shkelje të plotë të MSA. Sic edhe kishim paralajmëruar, ligji special Rama-Fusha, dhe e tërë procedura ekstraligjore përjashtoi de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë.

Jo vetëm kompania Fusha shpk, që ka përfituar edhe 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia, por me ardhjen në pushtet të PD, Edi Rama dhe Erjon Veliaj do përballen me drejtësinë dhe me ligjin për procedurën kriminale, korruptive dhe mafioze të shkatërrimit të një pjese të cmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare e europiane për përfitime personale mbi 200 mln Euro.”

Etiketa: Albana Vokshierion veliajish-deputetja e Partisë DemokratikeTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Para
A ia imponon dot Evropës Macroni përfytyrimet e tij?

A ia imponon dot Evropës Macroni përfytyrimet e tij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com