Një banesë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Barbullush në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Raportohet se shtëpia e djegur i përket familjes Ndoci, e cila për fatin e mirë në momentin e zjarrit nuk ndodhej në shtëpi.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilën kanë dalluar zjarrin dhe kanë thërritur forcat zjarrëfikëse.
Sipas banorëve të zonës zjarrëfikësja është vonuar rreth një orë deri sa ka mbërritur në vendngjarje dhe si pasojë shtëpia është shkrumbuar tërësisht.
Bëhet me dije se zjarri ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.