Parlamenti i Britanisë së Madhe ka rrëzuar kryeministrin aktual, Boris Johnson, sa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen nga Bashkimi Evropian.
Dhoma e Ulët vendosi të shtunën shtyrjen e votimit të marrëveshjes që kryeministri, Boris Johnson arriti të enjten në samitin e BE. 322 deputetë dhanë votën për kërkesën e deputetit, Oliver Letwin, që detyron kryeministrin të kërkojë një shtyrje të re deri më 31 janar.
Boris Johnson kundërshton vonesat në Brexit dhe tha se nuk do të kërkojë shtyrjen e tij.
Kujtojmë që Theresa May dha dorëheqjen më 7 qershor të 2019, pasi nuk arriti dakordësi në Parlament për çështjen e Brexit. Ajo u pasua nga kryeministrin Johson, i cili duket se do të ketë të njëjtin fat, për shkak se deputetët britanikë kanë votuar sërish kundër Brexit.