UEFA nuk do të lejojë që Rusia të ndeshet me Kosovën në asnjë kompeticion europian për shkak të “rreziqeve mbi sigurinë”.
Ishin vetë rusët që bënë hapin e parë, duke i kërkuar UEFA-s që të shtyhej ndeshja e futbollit të femrave mes dy përfaqësueseve për kualifikueset e Euro 2021. Takimi ishte programuar për t’u zhvilluar që në 4 tetor në Prishtinë. Por pas kërkesës së Rusisë, ajo ndeshje, si edhe ndeshja e kthimit e programuar për datën 9 qershor 2020, u vendos që do të zhvillohen në “fushë neutrale”.
Nisur nga ky rast, UEFA gjithashtu vendosi përfundimisht që të dy skuadrat nuk do të luajnë më kundër njëra-tjetrës në asnjë kompeticion europian të organizuar nga UEFA, deri në një njoftim të dytë.