Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njofton se ka filluar rinumërimi i 530 vendvotimeve që i përkasin komunave të ndryshme.
Elezi bën me dije se arsyet e rinumërimit i kanë karakterizuar në pesë grupe dhe janë si mëposhtë:
- Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike
- Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta
- Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët
- Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik
- Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.