Deklaratat e Kryemadhit/ Manjani: Disa ngjarje dëmtuan rëndë opozitarizmin politik në vend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e Kryemadhit/ Manjani: Disa ngjarje dëmtuan rëndë opozitarizmin politik në vend

10:44 | 16/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka raguar pas deklaratave të kretares së LSI, Monika Kryemadhi, se sipas saj ish ministri ka ndryshuar mendim për djegien e mandateve të Opozitës.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Manjani sqaron se  janë disa ngjarje dhe episode që dëmtuan rëndë opozitarizmin politik në vend.

“Sa i takon historive të shkarkimit tim, ato kanë qenë e mbeten kristal të qarta. Ai që të emëron edhe të shkarkon! Unë nuk isha i preferuari i Edi Ramës ndaj nuk ishte ai që më emëroi. Monika dhe Petrit Vasili kanë qenë dëshimtarët e emërimit, por edhe të shkarkimit tim”, ka sqaruar Manjani në Facebook.

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Postimi i plotë

Një sqarim.
———–
U çudita disi mbi deklarimet e zonjës Kryemadhi mbrëmë tek Sokol Balla, se unë paskam ndryshuar mendim për djegien e mandateve të Opozitës!!!

Po të mos ishte një deklarim i përsëritur i saj, nuk do reagoja. Nga ana tjetër e kam shumë bezdi të përsëris veten aq më tepër që për këtë temën e mandateve të opozitës kam qenë dhe mbetem konstant në mendim e për pasojë edhe në të shprehurin publik.

Kam menduar dhe ende mendoj se janë disa ngjarje dhe episode që dëmtuan rëndë opozitarizmin politik në vend.

Së pari ishte marrëveshja PS -PD e 2017, e cila krijoi idenë e një qeverie konsensusi të madh. Sondazhet e kohës të IPR Marketing tregonin në mënyrë ulëritëse që shqiptarët nuk e pranonin atë koalicion. Pra ajo marrëveshje e shkërmoqi opozitarizmin, përveç se dëmtoi rëndë zgjedhjet dhe prishi balancën politike në vend.

Së dyti roli i paqartë i LSI pas zgjedhjeve të 2017 u bë një faktor shtesë që dëmtoi edhe më rëndë idenë opozitariste. LSI qeverisi deri ditën e fundit me PS dhe të nesërmen, deklaroi se ishte në Opozitë. Por ishte në opozitë me Ilir Metën në krye të shtetit dhe pa pa rrjeshtuar bindshëm kundër modelit Rama.

Të flasësh kundër Ramës nuk do të thotë se kundërshton modelin e tij.

Gjithashtu, prania e LSI në opozitë dhe e Metës në shtet u përdor mjeshtërisht nga Rama për të krijuar idenë e përçarjes opozitare. Besoj e mbani mend deklaratën e Ramës kur PD dogji mandatet :” ata skanë konsensus”. Pikërisht ishte fjala për LSI, e cila e vonoi atë vendim.

Dhe qershia mbi tortë e mosbesueshmërisë së LSI ishte deklarata “Erioni ka punuar”, kur opozita ende mendonte të përgatitej për zgjedhje lokale.

Këto dy faktorë ishin kryesorët që dëmtuan rëndë opozitarizmin në vend dhe krijuan idenë që Rama nuk bie.

Ndaj një veprim ekstremisht i fortë që ti tregonte shqiptarëve që opozita është gjallë dhe se e ka seriozisht atë që thotë ishte i domosdoshëm.

Djegia e mandateve ishte VEPRIMI I DUHUR. Pa asnjë dyshim!

Vetëm pas këtij veprimi opozita filloi të besohej dhe njerëzit ju përgjigjën pozitivisht duke tejmbushur sheshet.

Këto janë fakte, jo supozime! As analiza imdividësh, përfshi dhe të miat. Meqë ra fjala kurrë nuk kam kritikuar djegien e mandateve.

Kam reaguar sa herë opozita ka bërë ndonjë hap pas, por jo të kritikoj djegien e mandateve. Psh, unë nuk mendoj se me opozitë jashtë parlamentit do bëhet reformë zgjedhore. Por mendoj se vendi është në krizë politike përfaqësimi dhe se kjo krizë zgjidhet vetëm me zgjedhje. Me këtë kod që është në fuqi.

Desha ta sqaroj këtë gjë sepse kur thuhet në mënyrë të përsëritur gabim, ngulet në kokë në.mënyrë të gabuar.

Sa i takon historive të shkarkimit tim, ato kanë qenë e mbeten kristal të qarta. Ai që të emëron edhe të shkarkon! Unë nuk isha i preferuari i Edi Ramës ndaj nuk ishte ai që më emëroi. Monika dhe Petrit Vasili kanë qenë dëshimtarët e emërimit, por edhe të shkarkimit tim.

Por kjo ska më asnjë rëndësi. Detyrat publike politike siç i merr edhe i lë. Ato nuk janë me konkurs. I kam sqaruar këto gjera dhe skam ndërmend ti rikthehem më.

Etiketa: ish ministri i drejtesisemandatet e opozitesMonika KryemadhiPetrit VasiliYlli Manjani

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Meta dekreton emërimin e Besnik Muçit, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Meta dekreton emërimin e Besnik Muçit, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com