Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se armiku për mos-hapjen e negociatave sipas Ramës është Europa.
Vasili thotë me tej se vetëm një shumë i lodhur dhe i keqkapur mund të thotë se Europa është fajtore për kriminalizimin, drogën dhe korrupsionin.
“Edi Rama zbuloi armikun tone per negociatat…..qenka Europa.
Ua Ua Ua Europa qenka fajtore per kriminalizimin, drogen dhe korrupsionin e Edi Rames.
Vetem nje i shume i lodhur dhe i keqkapur mund ta thote”, shkruan Vasili në Facebook.