Ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë siç është – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë siç është

20:24 | 15/10/2019
në Opinion
0

Nga Veton Surroi

LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.

1.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, agoi një ditë e parëndomtë. Një shumicë e njerëzve që pashë, takova apo u dëgjova me ta, ende kishin vështirësi të përcaktonin çka saktësisht kishte ndodhur një ditë më parë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat LVV-ja dhe LDK-ja, dy parti deri atëherë opozitare, fituan diçka mbi gjysmën e votave të atyre që dolën në zgjedhje. Qe e qartë se u hodh një votë për ndryshim, dhe ky ishte emërtuesi i përbashkët; qe një votë shumice kritike e dhënë për ta ndryshuar kahen.

Por, ky përshkrim do të ishte i pamjaftueshëm për ta përshkruar energjinë e krijuar. Kjo ditë kishte diçka më shumë se ç’prodhon një ditë rotacioni të rëndomtë politik, ku opozita e deridjeshme mund partitë në pushtet. Kjo më shumë quhet shpresë, një ndjenjë e veçantë, të cilën kosovarët e përjetuan në kthesat e mëdha historike; diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) sikur u çliruan nga Serbia dhe diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) si kur shpallën pavarësinë e vendit.

Si mund të gjeneronte një ndjenjë të këtillë një rotacion, ku opozita e deridjeshme fiton vota të mjaftueshme për të qenë në pushtet? Këtë e bënte për faktin e thjeshtë se nuk bëhej fjalë për rotacion politik brenda një tregu të konsoliduar politik, ku të gjithë akterët respektojnë një kod rregullash. Pra, nuk fitonte opozita gjermane, franceze, sllovene, portugeze apo estoneze dhe e çonte në opozitë pushtetin. Në Kosovë gjysmën e votave të elektoratit i morën dy parti që i përkasin, kushtimisht, modernes krahasuar me partitë që kishin qenë pjesë e një sistemi paramodern, kushtimisht feudal, të kapjes së shtetit.

Fitorja e LVV-së në veçanti (për shkak të konsistencës anti-establishment prej lindjes si lëvizje) dhe e një lidershipi të ri brenda LDK-së që ka mbajtur flamurin kundër kapjes së shtetit brenda partisë ishte në fakt një lloj shprehjeje e masës kritike në shoqëri kundër kapësve të shtetit. Qe një votë kundër tërë asaj që paraqisnin partitë e kapjes së shtetit: shpërdorimin e papenguar të parasë publike, klientelizmin dhe fodullëkun e luksit, kontrollin e policisë e gjyqësorit, degradimin e shëndetësisë dhe të arsimit në nivelet e shteteve më të pazhvilluara të botës së tretë, vendosjen e perspektivës së gruas në nivel të asaj palestineze, irakiane dhe afgane; dëmtimin e sovranitetit dhe integritetit të vendit nëpërmjet të paaftësisë negociatore në bisedimet me Serbinë.

Kur dolën për të votuar, gjysma e zgjedhësve kosovarë kishin një motiv parësor: ta çlirojnë vendin prej feudeve, të strukturave injorante për çdo gjë tjetër pos për shfrytëzimin e shtetit për nevoja të veta.

Andaj, edhe agu kolektiv i shpresës më 7 tetor.

2.

LVV-ja dhe LDK-ja me supozimin e mirëbazuar se do ta formojnë Qeverinë e ardhshme – kanë para vetes një detyrë që nuk është aspak e lehtë. Detyra mund të cilësohet me terma të ndryshëm – konsolidimi i shtetit e reformimi i tij, transformimi socio-ekonomik e të tjera të ngjashme – por në thelb ajo e ka një përshkrim: çfarë do të jetë ndryshimi, sa i thellë dhe i gjerë në shoqërinë tonë? Apo, si do të quhet ndryshimi?

Të dyja partitë tashmë kanë treguar gjatë fushatës dhe posaçërisht gjatë qëndrimit në opozitë se dinë sa thellë dhe sa gjerë ka arritur kapja e shtetit dhe kanë, çdonjëra veç e veç e mbase edhe që të dyja bashkë, ide se si të bëhet çkapja e funksioneve shtetërore prej duarve të feudeve politike-kriminale. Dhe, kështu, ndryshimi do të quhej çkapje, diçka që tashmë ka hyrë në vokabular politik pas shumë vjetësh, saktësisht aq vjet sa u desh të hynte edhe termi i parë, kapja, një proces që kishte filluar nga PDK-ja ende pa e marrë pushtetin.

Dhe këtu, LVV-ja dhe LDK-ja janë në një avantazh të madh historik, që do të duhej dhe mund ta shfrytëzonin, ngase janë vënë në ballë të një lëvizjeje, e cila ia doli që të dalë fituese me vota të qytetarëve, pa ndërhyrje ndërkombëtare e demonstrata (si në Maqedoni me përgjimet e Gruevskit) dhe duke pasur kundër vetes një rrjet të thellë e të gjerë kriminal-politik në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit.

Si e këtillë, lëvizja për çkapje të shtetit është shembullore për vetë demokracinë në kohën kur ajo po shënon regresion në shumë pjesë të botës.

Fitorja e LVV-së dhe LDK-së mund të jetë një fitore shembullore e demokracisë.

3.

Por LVV-ja dhe LDK-ja kanë një avantazh tjetër, një të natyrshëm e brenda vetes që mund dhe duhet ta shfrytëzojnë. Ato përfaqësojnë lëvizje politike korrespondente me bashkëkohësinë evropiane. Njëra si socialdemokraci e qendrës së majtë dhe tjetra si konservatore e qendrës së djathtë – që të dyja janë parti që pos lidhjes me kontekstin evropian tashmë janë të identifikuara me mendimin politik. Këto dy parti kanë mundësi, dhe këtë e kanë dëshmuar, që të elaborojnë mendime rreth politikave shtetërore. Njeriu mund të thotë se kjo është krejtësisht e natyrshme për partitë politike në Evropë, fundja elaborimi i politikave dhe zbatimi i tyre janë arsye thelbësore e ekzistencës së partive politike. Por, në kontekstin kosovar të deritanishëm, të sundimit të dhunshëm të njerëzve me mungesë të theksuar dijeje dhe kulture (politike apo tjetër), elaborimi i menduar i politikave qeveritare është kapërcim i një shkalle të lartë emancipimi. Ajo shkallë quhet modernitet, pra diçka që popujt evropianë kishin përjetuar në forma të ndryshme gjatë shekullit XX.

Moderniteti, në fakt, nuk është krejtësisht i huaj për këtë vend, dhe ai identifikohet me arsim e shëndetësi publike, me sigurime shëndetësore, me hapje të vendeve të punës dhe infrastrukturë për zhvillim. Nëse kjo ishte normale në një sistem kufizimi të drejtash njerëzore çfarë kishte Kosova gjatë shekullit të kaluar, pse të mos jetë shumë më normale sot?

Dhe, nëse LVV-ja dhe LDK-ja janë parti që sot janë lehtë të identifikueshme si normale – brenda spektrit politik evropian – a nuk mund të jetë objektivi i tyre që Kosova të jetë një vend normal, pra një vend me arsim e shëndetësi publike, sistem sigurimesh shëndetësore e gjëra të tjera të ngjashme normale e që përmbushin nevojat e qytetarëve?

Rrjedhimisht, pse të mos quhet ndryshimi normalitet?

4.

E qartë, nuk jemi duke folur për një shtet si çdo tjetër në Evropë. Ky është shtet me një konflikt ende të papërfunduar me Serbinë, që në kushte paqeje po zgjat tashmë 20 vjet. Arritja e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë do të krijonte “muret e jashtme” të normalitetit, dhe ky është një objektiv që mund të mbërrihet. Aq më shumë mund të mbërrihet nëse në vend të personave të implikuar në nivele të ndryshme të krimit të organizuar, Kosovën e përfaqëson një qeveri e “normalitetit korrespondues”, pra të atyre që mund të komunikojnë brenda një konteksti kulturor dhe politik evropian.

Dhe, po ashtu e qartë, LVV-ja dhe LDK-ja mund të hasin në pengesa nga të tjerët, apo t’i gjejnë të krijuara brenda vetes për ta shpënë këtë vend përpara. Por çdoherë dhe çdo ditë që të ndodhë kjo, prej 7 tetorit ku u krijua një energji e madhe shprese për këtë vend, duhet të dinë se alternativat për ta nuk janë mes një qasjeje politikash në një fushë a tjetër. Alternativat para tyre janë normaliteti për qytetarët e Kosovës apo gjendja në të cilën jetojnë sot.

/koha.net/

Etiketa: demokracikonservatoreLDKlëvizje politikeLVVqendra e djathtëqendra e majtësocialdemokracivend normalVeton Surroi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, miku i ngushtë shpreh ngushëllimet përmes një mesazhi prekës

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, miku i ngushtë shpreh ngushëllimet përmes një mesazhi prekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com