Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë së Vinovës në Itali pasi akuzoheshin për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shqiptarët e moshës 26 dhe 34 vjeç banues në Torino, u ndaluan në një fermë të braktisur në Candiolo, e cila kryente funksionin e tharjes së marijuanës.
Ata u kapën duke tharë drogën, të gatshëm për ta paketuar në doza.
Në vijim të operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi 1500 rrënjë kanabis me lulëzim, me një peshë totale prej 22 kilogramësh lëndë narkotike.