Kryeministri i vendit, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ka folur për diskutimet e djeshme të deputetëve holandez në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Rama e cilëson qëndrimin e Holandës kundrejt Shqipërisë si propagandë për politikë të brendshme.
“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që sunon te lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me disa vende sic është dhe Hollanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi.Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi”, tha Rama.