Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në fshatin Xhuherinë dhe për rrjedhojë janë djegur afërsisht 50 hektar tokë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.