Ata janë miqtë e tu, Edi Rama dhe së pari duhet të kërkojnë falje për gjenocidin barbar në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ata janë miqtë e tu, Edi Rama dhe së pari duhet të kërkojnë falje për gjenocidin barbar në Kosovë

16:26 | 02/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Xhildinjo Ozuni

Kush mund t’i thoshte Edi Ramës në OKB, se serbët janë vrasës të mbi 15.000 shqiptarëve, prandaj të paktën mos përdorte fjalën “miq”, kur t’i përmendte ata në fjalim?!

Kryeministri Edi Rama, me një frymë nxitoi t’i quante “miq” serbët, në një fjalim në OKB dhe kërkoi nga ta, gjithnjë nën petkun e një “miqësie shqiptaro-serbe” të njihnin me patjetër Kosovën, si shtet të pavarur. Nëse është e mundur që vërtetë të kultivohet një miqësi shqiptaro-serbe në të ardhmen, parësore është që serbët të kërkojnë falje për genocidin ndaj shqiptarëve të kryer në Kosovë.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Teksa mori fjalimin në OKB dhe filloi të fliste për Kosovën, z. Rama kurrsesi nuk arriti ta prekë këtë pjesë. Ai vazhdoi me një retorikë që është thënë e stërthënë qindra herë, kësaj radhe duke tentuar t’ia mbushte mendjen serbëve me etikimin ‘miq të shqiptarëve’.

Përse Edi Rama nuk u zotua t’ua thoshte në sy serbëve, që të ndalojnë tërbimin për të korruptuar shtetet (që ka njohur Kosovën), të tërheqin njohjen?!

Mbi 350 mijë € ka ofruar shteti serb në këmbim të një note diplomatike për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kryesisht, këto ryshfete e konçesione u janë ofruar zyrtarëve të vendeve afrikane që e kanë njohur më herët Kosovën si shtet të pavarur. Nëpërmjet këtij mjeti diplomatik, mbi 10 shtete të botës janë korruptuar dhe kanë tërhequr menjëherë njohjen e Kosovës.

Rreth 1 muaj më parë, Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes një deklarate në mediat sociale ka akuzuar qeverinë e Serbisë se ka ofruar rryshfet në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës, pas një shkrimi në një portal të Republikës së Afrikës Qendrore, që përfshinte ministren e Jashtme, Sylvie Baipo Temon, dhe një “Këshilltar të Posaçëm të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç”.
”Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfetin si mjete diplomatike për të pranuar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë, por vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ministria e Jashtme e Kosovës në deklaratë.

Dhe kjo është një këmbanë alarmi edhe për diplomacinë shqiptare, se si në këto kushte, ku rrezikohet seriozisht integrimi i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, me një sy qorr dhe një vesh shurdh bëhen inferiorë me mosreagimin e tyre.

Përse Edi Rama nuk u zotua t’ua thoshte në sy serbëve, që të ndalojnë terrorin serb dhe diskriminimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës?!

Lugina e Preshevës bashkë me Medvegjën dhe Bujanovcin po përjetojnë një shpopullim masiv të shqiptarëve, kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe sociale, terrorin e vazhdueshëm serb dhe indiferentizmin e shtetit shqiptar. Për të mbuluar këtë indiferentizëm ndaj shqiptarëve të Luginës, disa muaj më parë, qeveria shqiptare akordoi një fond qesharak prej 25 mijë € për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, kur po në të njëjtën kohë, Serbia mbështeti serbët e Kosovës me një fond prej 40 milionë €.

A janë këto mekanizma të denja, për ta forcuar dhe mbajtur gjallë identitetin shqiptar në këto troje dhe më gjerë?

Përse Edi Rama nuk u zotua t’ua thoshte në sy serbëve se çdo donacion me abetare dhe libra shqip për fëmijët shqiptarë në Preshevë bllokohet qëllimisht, çdo vit në doganat serbe, vetëm që këta fëmijë shqiptarë të humbasin mësimin e gjuhës së tyre amtare?!

Që prej viti 2015, rreth 2000 fëmijë shqiptarë të Luginës së Preshevës nga 10.000 fëmijë gjithsej nuk kanë mundur të marrin mësimin e gjuhës shqipe, për shkak të radikalizmit aktiv serb në Luginë. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë ‘mall’ i ndaluar.

Në shekullin XXI në mes të Evropës, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet abetarja dhe librat shqip. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Kjo duhet të jetë një kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare, si dhe ato ndërkombëtare.

A po zbatohet në heshtje plani i politikanit albanofob Vaso Çubriloviç për shpopullimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre?

Duke parë gjëndjen mjerane, në të cilën ndodhet faktori shqiptar në rajon dhe botë, kuptohet që direktivat për të udhëhequr shqiptarët, prej dekadash vijnë nga trinomi i zi Beograd – Athinë – Ankara.

Etiketa: Ata janë miqtë e tuEdi Rama dhe së pari duhet të kërkojnë falje për gjenocidin barbar në Kosovëbarbaredi ramagjenocidkëmbanë alarmikosovemiqmiqësia shqiptaro-serbeXhildinjo Ozuni

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Buzhala: 6 Tetori do të jetë dita e ndryshimit në Kosovë (Film)

Buzhala: 6 Tetori do të jetë dita e ndryshimit në Kosovë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com