Buzhala: 6 Tetori do të jetë dita e ndryshimit në Kosovë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buzhala: 6 Tetori do të jetë dita e ndryshimit në Kosovë (Film)

16:26 | 02/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Data e 6 Tetorit po afron, dhe zgjedhjet në Kosovë duket sikur do të tronditin politikën tradicionale të vendit. I intervistuar nga gazetarja Alba Alishani në Prishtinë, analisti i shquar Berat Buzhala komenton zhvillimet e fundit politike dhe vlerat e shtuara që përcjellin zgjedhjet.

“Është hera e parë pas vitit 2000, që kandidatet për kryeministër nuk i përkasin “krahut të luftës”, që kanë pra rrënjët në Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës. Qartësisht UÇK ka qenë një iniciativë e mirë dhe e  domosdoshme për kohën, por jo gjithçka ka dalë nga ajo eksperiencë ka qenë e mirë”.

Sondazhet e fundit flasin për protagonistë të rinj. “Kemi një grua, një nënë, Vjosa Osmani, si dhe Albin Kurtin që e dimë mirë pozicionin e tij.  Dy kandidatë civilë, pa background ushtarak, dhe ndoshta për herën e parë Kosova mund të jetë me kryeministër femër, gjë e rrallë edhe në Europë”, analizon Buzhala.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Por ka edhe kandidate të tjerë, që konkurrojnë.  “Ka, por tre kandidaturat e tjera janë inferiore, dhe sondazhet vejnë në plan të parë Osmanin dhe Kurtin. Pra Kosova do të votojë për opozitën, një mesazh i fortë nga elektorati kosovar, një dëshirë për ndryshim”, vijon ai, duke shtuar se “ 6 Tetori do të jetë dita  e ndryshimit”.

Për Buzhalën, “ky është një mesazh edhe për Shqipërinë. Karriera e zonjës Osmani është e pastër dhe opozitare, elektorati e çmon dhe e mbështet këtë. Ajo bëri një luftë brilante, edhe brenda partisë. Ka qenë e kritikuar edhe e ofenduar nga partia e vet, deri 2 vite më parë, por i detyroi ta mbanin gjithsesi si kandidate për kryeministër”.

Ndërkohë LDK dhe VV dështuan për një aleancë mes tyre. “Besoj se dështimi i një koalicioni parazgjedhor ishte gjë e mirë. Koalicioni LDK-VV do te ishte koalicioni i frikës, dhe gjithsesi ekzistonte mundësia të fitonte një koalicion PAN, pra PDK-AAK dhe Nisma. Përparësia me Shqipërinë është që këtu kemi 4 blloqe politike si dhe Nismën që mendohet se tejkalon pragun. Është vendosur një standard që fituesi i zgjedhjeve e ka një kandidat, dhe nuk do të kemi më parti me 8 % që zgjedh kryeministrin. Do të kthehemi në një normalitet politik”, shton ai.

Po situata në “frontin e luftës”?  “Viktimizimi i Haradinajt ngjalli simpati në Kosovë, por koha e gjatë deri në datën e zgjedhjeve e shfryu këtë ballon, ndërkohë që PDK për surprizën time ka gjetur sërish forcë jo më për vendin e parë, por të paktën që të mos kenë turpin me dalë më poshtë se AAK. Kanë pasur fushatë me shumë shpenzime, besoj me pare të krimit të organizuar, mendoj se këto burimet financiare duhet të hetoheshin. Njeri prej orkestruesve  të fushatës mendohet se është një nga “master mind” të fushatave zgjedhore, që ka punuar edhe me zotin Rama më parë, dhe sot është afër me zotin Veseli”.

Po ndërkohë, ka një “njollë” për LDK nga bashkëpunimi i shpeshtë me PDK? Buzhala e mohon, duke shtuar se ” është sikur t’i kujtosh Partisë Konservatore angleze bashkëpunimin e hershëm me Hitlerin, duke mos e votuar kurrë. Por Partia Konservatore, ka patur edhe Churchillin, edhe Chamberlain, edhe Major, dhe vazhdon të votohet.  LDK përveç Isa Mustafës ka patur edhe Ibrahim Rugovën. Gjykohet kandidati dhe tani kandidati është Vjosa Osmani, që ka rrezikuar karrierën e saj për të kundërshtuar Thaçin.  Ajo ka qenë numri 81 në listat e partisë në zgjedhjet e 2017 dhe mori më vota se numri 2”.

/a2cnn

Etiketa: 6 TetoriBerat Buzhaladita e zgjedhjeveKosova ne zgjedhje

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Krimi në familje trondit Gramshin, 35-vjeçari mbyt gruan

Vritet një person me armë zjarri në Mirditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com