Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka reaguar zënëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shprehet se e dinë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti ka mbrojtur Kushtetutën rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
Postimi i plotë:
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!