Një 50 vjeçare shqiptare është aksidentuar sot për vdekje në Agios Dimitriu në Zakinthos, Greqi.
Gruaja po shkonte të merrte nga shkolla fëmijën e saj kur një makinë ka ndërruar drejtim duke e aksidentuar për vdekje.
Autorja e aksidentit, një vendase 30-vjeçare ka braktisur viktimën dhe është larguar me shpejtësi.
Menjëhërë Policia e Zakinthos bashkë me Policinë Rrugore të ishullit, u mobilizua për ta gjetur autoren, mblodhi dëshmi nga ata që e panë skenën dhe pas kësaj, dhe arrestuan 30-vjeçaren.