Policia e Tiranës ka ndaluar një 30 vjeçar pas dyshimeve se ka tentuar të ngacmojë seksualisht një të mitur.
Sipas uniformave blu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Vjedhja”, shtetasin M. R., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ngacmim seksual”).
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe dy biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vinin baste sportive në lokale, arrestohet një person –
Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati. Zbulohen...