Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që revista “Rolling Stone Italia” publikoi për tërmetet në Shqipëri.
“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh, kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante “Rolling Stone Italia”. Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane.
Ermal Meta ka reaguar kundër medias italiane duke shkruar “Nga këto anë i quajmë humbësa”.