Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Në një konferencë për mediat, Tusk u shpreh se në lidhje me procesin e integrimit Shqipëria meriton të trajtohet si e barabartë me të gjithë vendet e tjera, përfshirë edhe ato Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se pa anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit në union, Europa nuk do të jetë një kontinent i qëndrueshëm.
“Unë kam qenë gjithmonë i mendimi, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Vendi juaj duhet të trajtohet me respekt sipas meritave siç janë trajtuar vendet e tjera, por edhe ato të Ballkanit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder,” shprehet Tusk.
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të...








