Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat.
Zyrtari i lartë i BE do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ku do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Gjithashtu Tusk do të zhvillojë takime edhe me aktorët politikë kryesor në vend.
Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.