Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në shtetin fqinj Greqi ku një adoleshent shqiptar ka tentuar të vetëvritet.
Ngjarja ka ndodhur në në Kretë dhe konkretisht në Chania.
Sipas mediave vendase i riu nga Shqipëria konsumoi lëndë helmuese.
Ai është dërguar menjëherë në spital ku i është dhënë edhe ndihma e duhur mjekësore e cila i ka shpëtuar jetën.
Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt aktit ekstrem.