Vitet kalojnë, por kujtimet mbeten. Maria De Filippi e mban këtë foto me siguri në komodinë në kokën e shtratit. Shumë vjet më parë, më saktë në vitin 1995 ajo vinte kurorë me Maurizio Costanzo, kur ende Maria ishte një avokate e sapodiplomuar, kurse i shoqi e kishte të tretën martesë dhe ishte njeri i njohur i televizionit.
Sot, Maria ia doli mbanë që të çajë jo vetëm udhët e martesës, por edhe të televizionit. Pyetja është: Mos vallë sot është më e bukur? Këtë veç Maurizio e di.