Pas vendimit të Gjykatës për shtyrjen më datë 19 të gjyqit në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë për politikanët në detyrë.
I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, nëse beson se Saimir Tahiri do të jetë sërish në majë, ish-ministri tha se në majat e poltikës janë sot edhe persona të akuzuar për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike.
“Praktika ka treguar që sot i ke në majat e politikës ata që kanë pasur akuza në lëkurën e tyre edhe për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike nga xhepat e njerëzve dhe sot janë prapë në majat e politikës. Unë nuk po mendoj për këto unë po mendoj për drejtësinë time”, tha Tahiri.
Tahiri, në një deklaratë për mediat tha se akuzat për tre veprat e rënda kriminale janë të stisura nga Prokuroria dhe se do i shkojë deri në fund luftës për drejtësi.