Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ndarë me publikun detaje nga takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa jep mesazhin e qartë se; “Në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia”.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se shte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shkruan Meta.