Tre makina janë shkrumbuar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Haredin Shtino” në kryeqytet.
Mësohet se në flakë kanë rënë automjetet: “Mercedes Benz” në pronësi të Majlinda Ndregjoni, “Mercedez Benz” në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një “Audi A4” në pronësi te Altin Çelikut.
Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.
Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit.