Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë.
Mësohet se shtetasit me iniciale B.Z dhe M.Sh kanë kryer grabitje të armatosura që nga muaji maj i këtij viti.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve, Policia ka sekuestruar një AK-47, pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek, pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek, një shufër metalike, substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e narkotikëve, maska, dorëza dhe rroba të ndryshme, veturë e tipit Golf katër, targa të ndryshme të veturave vjedhura , dy telefona mobil, dy kasaforta, municion dhe dyqind e njëzet e pesë euro para.