Jep dorëheqjen drejtor i Hetimit Tatimor për Shkodrën, Agim Shimaj, i emëruar 2 muaj më parë.
Dorëheqja e tij vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhje e kryesisë së PS me drejtorët e kryeqendrës së veriut .
Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër.