Barcelona rrit ofertën, 170 milionë euro për Neymar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barcelona rrit ofertën, 170 milionë euro për Neymar

09:43 | 28/08/2019
në Sport
0

Takimi i zhvilluar ditën e djeshme në Paris mes Barcelonës dhe PSG-së për rikthimin e Nejmarit ka përfunduar pa një marrëveshje.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre franceze, dy palët nuk kanë arritur dot gjuhën e përbashkët. Kjo nuk do të thotë se çështja do të konsiderohet e mbyllur, por se do të ketë bisedime të tjera për gjetjen e formulës që do t’u pëlqejë të gjitha palëve. Paraditen e djeshme, delegacioni katalanas i përbërë nga Oskar Grau, Havier Bordas dhe Erik Abidal u takua me homologët e PSG-së.

Presidenti i këtyre të fundit, Naser Al Khelaifi nuk ishte në takim. Duket se dy presidentët qëndrojnë shumë larg njëri-tjetrit dhe kjo marrëdhënie e ftohtë mes tyre nuk ndihmon aspak në arritjen e një akordi për çështjen “Nejmar”. Katalanasit kanë dalë huq në tentativën e parë zyrtare, pasi oferta nuk është pranuar nga drejtori Leonardo. 170 milionë euro ai i konsideron pak dhe kërkon që të afrojë ndonjë lojtar në shkëmbim me brazilianin.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

OFERTA- Barcelona hodhi në tavolinë ofertën e saj për të rikthyer Nejmarin në Katalonjë, e cila ishte 170 milionë dhe do të paguhet me dy këste. Sipas “Le Parisien”, katalanasit e kërkuan si huazim brazilianin me opsionin për ta blerë kartonin e tij. Emri i Dembelesë ishte gjithashtu në diskutime, por për momentin kjo ofertë nuk i ka kënaqur aspak drejtuesit e PSG-së. Dukej se në ditët e mëparshme palët kishin folur për arritjen e një marrëveshjeje, por dje nuk ishte dita e duhur.

PSG-ja nga ana tjetër kërkon që të transferojë Osman Dembelenë dhe mbrojtësin Nelson Semedo + 100 milionë euro. Për momentin, katalanasit janë të frenuar dhe nuk duan që të largojnë 2 futbollistë shumë të rëndësishëm për Nejmarin.

Me largimin e Semedos do të hapej një tjetër çështje e nxehtë për mbrojtjen e krahut të djathtë. Palët do të vazhdojnë diskutimet, sepse Nejmar e ka marrë vendimin e tij dhe nuk ka ndërmend që të qëndrojë në Paris. Në rikthimin e tij në Barcelonë, drejtori sportiv Oskar Grau thotë se nuk ka një marrëveshje, por katalanasit janë shumë pranë akordit.

TË TJERAT- Dëshira e brazilianit është Barcelona, por nëse këta të fundit nuk do të arrijnë marrëveshjen me PSG-në, atëherë janë dy skuadra të tjera që po presin zhvillimet. Bëhet fjalë për Realin e Madridit dhe Juventusin. Të dyja këto skuadra mund të fitojnë shërbimet e Nejmarit, por fillimisht duhet që të kemi një përfundim nga Barcelona.

/panoramasport/

Etiketa: 170 milionë euroBarcelonaNejmarpsg

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Fier/ Aksidentohet për vdekje 14-vjeçari, autori braktis makinën

Fier/ Aksidentohet për vdekje 14-vjeçari, autori braktis makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com