PDIU: Rasti i Agim Kajmakut as i pari as i fundit. Të hetohet menjëherë nga institucionet e drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU: Rasti i Agim Kajmakut as i pari as i fundit. Të hetohet menjëherë nga institucionet e drejtësisë

17:40 | 26/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i zgjedhur i Vorës, Agim Kajmaku ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit vjen edhe reagimi i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thekson se po ndjek me shqetësim rastet e fundit ku persona me precedent kriminal u emëruan pa garë në krye të bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

PDIU u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Deklarata e plotë:

PDIU po ndjek me shqetësim situatën politike në vend si dhe rastet e fundit ku persona me precedent kriminal u emëruan pa garë në krye të bashkive të vendit.

Asnjë përgjegjësi personale të personave në fjalë nuk mundet të justifikojë përzgjedhjet recidiviste të kryetarit të Rilindjes dhe kryeministrit të vendit i cili po thellon një dukuri problematike për shoqërinë shqiptare, atë të rritjes dhe dhënies së mundësisë së vendimarrjes, e më pas fshehjes të së kaluarës të personave me precedentë kriminalë.

Rasti i kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit.

Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo insitucioni te shtetit Shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve.

Do duhej që pas ligjit të dekriminalizimit dhe daljes në dritë të një dukurie kaq problematike për shoqërinë shqiptare, të tregohej kujdes e vetpërmbajtje, por për fat të keq nuk ka asnjë shenjë se situata e vendit do mund të përmirsohet.

Edhe në këto zgjedhje virtuale, që nuk kishin as garë e as legjitimitet, u përzgjodhën individë problematikë me qëllim ndotjen e mëtejshme të mjedisit politik dhe të thellimit të një strategjie kriminalizimi që sjell vetëm dëshpërim e nënshtrim për qytetarët shqiptarë dhe braktisjen e vendit.

PDIU kërkon që institucionet e drejtësisë që nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të ngrihen në nivelin e respektit të vetes e të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë.

Raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve të demokracisë në vend.

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesit e krimit në pozita pushtetmbajtëse, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale bashkë, do mund ti hapin rrugën normalizimit të jetës politike dhe rivënjen e standarteve të demokracisë në vend.

Asnjë rrugë tjetër nuk mund të shpëtojë një situatë që po rrëshket në mënyrë dramatike drejt autoritarizmit, bjerrjes se institucioneve dhe demokracisë në vend.

Etiketa: Agim Kajmakuinstitucionet e drejtesisePartia Drejtësi Integrim dhe UnitetPDIU

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Basha: Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira

"Rrezikon 4 vite burg"/ Basha: Përpara fakteve, Agim Kajmaku nuk bën dot viktimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com