Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Ziçisht duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.
Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur në vendin e quajtur “Gështenjat”.
Mësohet se flakët kanë djegur disa pemë, por edhe një sipërfaqe të konsiderueshëm, e cila ishte e mbushur me bimësi të ulët.
Fatmirësisht forcat kanë arritur të fikin flakët të cilat të favorizuara nga era dhe temperaturat po përhapeshin me shpejtësi.