Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë, pasi janë konfiltuar dhe kanë rrahur një tjetër bashkëkombas të tyre. Të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë me inicialet A.S. 37 vjeç, L.S 34 vjeç dhe P.M. 42 vjeç.
Mësohet se të arrestuarit kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të shumta shqiptarit tjetër, 40-vjeçarit me inicialet M.P. Pas sherrit të dhunshëm, ka ndërhyrë policia italiane, që ka kryer edhe arrestet, raportojnë mediat e vendit fqinj.