“Woodstock” ose “Fusha e druve” shqip… (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Woodstock” ose “Fusha e druve” shqip… (film)

22:33 | 16/08/2019
në Gossip, Kryesore
0

Nga Ilir Seci

Në foto asht kitara, me te cilën interpretoi Jimi Hendrix në Woostock, e kam fotografue në Muzeun e Kulturës Pop në Seattle (Shënim i I.Secit)

Rrafsh 50 vjet ma parë, nga data 15 Gusht deri me 18 Gusht të vjetës 1969, në fermën e Max Yasgur-it në New York u mbajt nji koncert që i dha za në histori nji vendi të panjoftun fare deri ateherë, vendit të quejtun Woodstock. Aty në fermën prej 600 acres, (243 Hektaresh), të Max Yasgur u mbajt nji koncert i improvizuem, ku kënduen legjenda si: Jimi Hendrix, Janis Joplin, Santana, The Who, Grateful Dead and Crosby, Stills, Nash & Young, e të tjerë. Koncerti nuk ishte zyrtar, u planifikue dhe u mbajt në kuader nji lëvizje të viteve ‘60-‘70, e quejtun “counterculture” shqip “kundërkulturë”, lëvizje që rezononte me protestat per paqen dhe të drejtat e njeriut që mbaheshin asokohe.

https://www.youtube.com/watch?v=FNnikQLYyq0

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Atëbotë nuk kishte rrjete sociale me perhapë lajmin, as fejsbuk me postue e me ba “tag” shoqninë, por prapëseprapë fjala u përhap dhe mbi 450 mijë veta morën pjesë në këtë koncert historik… Jehona e kësaj ngjarje asht’ e fuqishme edhe sot mbas 50 vjetësh… 
Woodstock me e përkthye në shqip domethanë “Fusha e Druve”… ky përkim toponomastik na krijon mundësi spekullimi për krahasim me nji tjetër realitet paralel, realitetin shqiptar të asaj kohe, Republikën Popullore të Shqipërisë, (se më 1969 nuk ishte ba hala “Socialiste”)…
“Fusha e Druve” në çdo qytet të RPSH-së, gjatë tanë viteve të sistemit mbeti nji vend shume i randësishëm në rrafsh jetik për banorët, ndryshe nga “Woodstock” i amerikanëve që e vlerësonin “Fushën e Druve” të tyne vetëm në rrafsh kulturor. Sidomos, për banoret shqiptarë të qyteteve të parajsës socialiste” ajo “Fusha e Druve” ishte me randësi në rrafsh jetik, pse aty me Latën e Druve merrej Rracioni i Druve të dimnit, druve, me të cilat kalohej dimni i ashpër. Dimni që shtyhej tue djegë dru në stufë për me nxehë paksa brinjtë e bamuna fizarmonikë prej urie dhe kockat e deformueme nga stërmundimi. “Fusha e Druve” shqip zgjonte ndjesi servilizmi, gjetje miku dhe pagese nën dorë për me sigurie pak ma shumë dru sesa fqiu, (kojshia, gjitoni.)…

“Woodstock” në anglisht për amerikanët zgjonte nostalgji kujtimesh të bukura mbushun me ndjesi rebelimi e pakënaqësie, pse gjanat ishin mirë por jo aq mirë sa donin ata me qenë…

Nga koha e “Fushës së Druve” të Shqipërisë “Fanar Ndriçues” në botë asht ba proverbial ai rasti, kur nji burrë shkoi me marrë nji fije dru ma shumë se fqinjiët, por roja e fushës së druve nuk ia vari, atëhere ky burri çoi të shoqen dhe ajo jo vetëm e bindi rojen e druve me ia gjetë drutë, por edhe e bani atë me ia kputë e shkurtue të tana… besa edhe me ia pru te pallati me parafabrikate… Me i bajtë shkallëve deri te hymja i bajti i shoqi, se grueja ish lodhë… Mbasi i stivosën drutë në ballkon burri e grueja u ulën afër stufës, ku buçiste zjemri bubulak, lanë deren e stufës çilun dhe me kambë të hapuna u avitën me u nxehë. Tue kenë se roja ia kishte zgjedhe ksaj grues drutë e teruna për marak, nga cungu kceu nji gacë e për pak e zhariti gruen… I shoqi fill brofi: -“Rrudhi kambtë grue, se po na djeg Latën e Druve!”
***
“Woodstock” apo “Fushë Drush” – kjo asht çashtja… dy botna të ndryshme, dy perceptime te ndryshme…, ndoshta kjo ka ardhë pse amerikanët nuk e njohin atë shprehjen: -“Kështu i do mushka drutë!” .

Etiketa: “Woodstock” ose “Fusha e druve” shqip...fanar ndriçuesFusha e druveGrateful Dead and CrosbyIlir SeciJanis JoplinJimi HendrixMax YasgurNash & YoungSantanashqipStillsThe WhoWoodstock

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Basha firmos kontratën me banorët e Unazës së Re

Basha firmos kontratën me banorët e Unazës së Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com