Sekretari i Partisë Demokraitke, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama komentoi publikisht akuzat e selisë blu ndaj Valdrin Pjetrit.
Bardhi shprehet se Edi Rama pasi heshti 11 ditë, me Pjetrin po përsërit filmin që shqiptarët panë me Frrokun, Prengën dhe Bushin.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.