Dy transformatorë jane djegur në nënstacionin Kusarth duke shkaktuar kështu mungesën e energjisë elektrike për disa minuta në Librazhd, Prrenjas dhe Elbasan.
Brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin.
OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie Nst Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth.
OSHEE thekson se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/stacionit pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.