Pasditen e sotme një person i identifikuar si Gjok Prengaj është plagosur në qytetin e Laçit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, pranë hyrjes së qytetit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejtë spitalit ushtarak në Tiranë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk bëhen me dije rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimet paraprake.