Një 65 vjeçare ka humbur jetën në Fier pasi është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Burime nga blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35, në lagjen “1 Maji” të fierit, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që kanë dërguar gruan drejt vetëflijimit.
Fier/ Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:35, në lagjen “1 Maji” Fier, 65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.
Në vendengjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.