Nga Aurenc Bebja, Francë – 7 Gusht 2019
“Paris-soir” ka botuar, të dielën e 12 shkurtit 1938, fotografinë e parë të mbretit Zog dhe konteshës Geraldinë, e shkrepur asokohe në pallatin mbretëror në Tiranë, të cilën Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Madhëria e Tij Zogu, mbret i Shqipërisë, së shpejti do të martohet me konteshën e re Geraldina Apponyi.
Kjo është fotografia e parë e të fejuarave, e shkrepur në pallatin mbretëror në Tiranë.”