Rasti Shullazi dhe reforma në drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti Shullazi dhe reforma në drejtësi

12:44 | 20/04/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Po të mos ishte për atë që thotë dhe bën përditë në krye të opozitës, për ta penguar reformën në drejtësi, kreu i PD, Lulzim Basha do të ishte për t’u përgëzuar për atë që ka deklaruar orët e fundit. Ai u shpreh për mediat se rasti “Shullazi” duhet të shërbejë si një test i parë i madh për reformën në drejtësi, për të provuar klimën e re që ajo po sjell në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Fjalë të arta! Nuk ka precedent më të përshtatshëm sesa një si ky i kapjes së Emiljano Shullazit, për të vënë në provë disa segmente njëherësh të shtetit të së drejtës. Më së pari të politikës, e cila ka debatuar prej vitesh me emrin dhe reputacionin e Shullazit. Përkrahës “me qira” i njërit ose tjetrit panel politik, ai ka qenë sipas momentit, herë aleati e herë armiku i partive të mëdha. I arrestuar disa herë në dekadën e fundit, ai ka mundur të shpëtojë falë këtyre rrethanave që e shihnin të lidhur me një mijë fije me politikën, por edhe falë zbehtësisë dhe kapjes së organeve të ligjit në Shqipëri, të cilat kanë mbyllur sytë edhe në javët e fundit (shih prokurorinë), kur ka qenë fjala për ta hetuar dhe dënuar njeriun e fortë të Rrugës së Kavajës. Ka ardhur dhe ka ikur tashmë koha, që politika shqiptare ta mbajë larg CV-së së vet këtë personazh, që vetëm sa e ndot reputacionin dhe imazhin e emrave të shquar të këtij vendi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Së dyti, rasti “Shullazi” është një provë e fortë edhe për sistemin e drejtësisë. Arrestimet e kaluara të këtij personazhi kanë dështuar të gjitha, edhe falë korruptimit dhe bashkëpunimit herë të hapur e herë pasiv të organeve të drejtësisë. Hetimi i këtij personi dhe bashkëpunëtorëve të tij, mbledhja e provave, mënyra sesi ato janë paraqitur në proceset gjyqësore, kapja e gjyqtarëve me hir dhe me pahir, që të gjitha këto kanë bërë që tentativat për ta shtënë pas hekurave Shullazin, të dështojnë për turpin e prokurorëve e gjykatësve.

Këtë herë duket se diçka është më e ndryshme se herët e shkuara. Aktualisht prokuroria përgatitet të përpilojë një listë impresionuese akuzash të rënda për Emiljano Shullazin, ndërkohë që ai duket se shkelur një dërrasë të kalbur, duke kërcënuar një shtetas amerikan. Më tej akoma, në sfond qëndron, siç thamë, hija e reformës në drejtësi që afrohet dhe që mund të prodhojë vetëm ashpërsim ndaj rasteve si ky i Shullazit. E ka thënë shumë drejt Lulzim Basha: dosja Shullazi është një provë e parë e madhe për reformën në drejtësi. Të shohim a do e kalojë klasën shteti shqiptar në këtë provim të parë.

/javanews.al/

Etiketa: dosja ShullaziEmiljano Shullazikreu i PDLulzim Bashanjeriun e fortëprovimreforma ne drejtesiRrugës së Kavajëssistemin e drejtësisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vildania apo Luana, kush e ka gjoksin më të bukur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com