Autori i masakrës që vrau 20 persona në Teksas, ShBA ndërsa plagosi edhe 27 të tjerë do të dënohet nga autoritetet amerikane me dënim me vdekje.
Autoritetet e El Pasos kanë deklaruar se po shqyrtojnë akuzën e dënimit kapital për autorin e masakrës në qendrën tregtare në El Paso.
Dyshohet se vrasjet u bënë për motive raciste, pasi shumica e viktimave ishin hispanik.
Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije edhe identitetin e autorit të masakrës në Ohajo ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe 27 të tjerë janë plagosur.
Sulmuesi i masakrës në Dejton u identifikua si Connor Betts, 24 vjeç nga Bellbrook i Ohajos.