Dështon mbledhja e KQZ për kërkesën e aleatëve të opozitës lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit.
Mësohet se në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e PS-së ishin me leje për pushime vjetore.
“Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi”, tha Zguri.
Kujtojmë se në mbledhjen e thirrur nga Zguri, KQZ do të shqrtonte kërkesën e kreut të PAA Agron Dukës, Fatmir Mediun të partisë Republikane dhe Monika Kryemadhit të LSI, për nisjen e proceduarve për zgjedhje të reja.