Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Peshkopi, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Policia njofton se të lënduarit ishin kalimtarë të rastit, ndërsa nuk bën me dije identitetet dhe shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.